Home / Kryesoret / VMRO: Populli nuk gjunjëzohet para Zaevit të mbështetur nga Sorosi

VMRO: Populli nuk gjunjëzohet para Zaevit të mbështetur nga Sorosi

Në një kumtesë të lëshuar për mediat, sot, VMRO-DPMNE-ja thotë se qytetarët nuk do të pranojnë as platformë nga Tirana, e as qeveri nga Tirana dhe nuk do të lejojnë që të mashtrohen nga kriminelë që duan ta shkatërojnë vendin. Ky është shkaku përse Zaevi dhe LSDM-ja janë në panikë,

Ata nuk mund që t’i realizojnë premtimet me të cilat janë duke shantazhuar, sepse e dinë, shumë mirë, se duhet që të përgjigjen penalisht dhe të vuajnë një kohë të gjatë nëpër burgje.Të gjithë do të përgjigjen sepse populli do drejtësi dhe nuk ka qëllim të pajtohet me shitjen e interesave me të larta nacionale. Populli fitoi, nuk ra pre e mashtrimeve parazgjedhore, nuk lejoi që kriminelët të tallen me vullnetin e tyre, thuhet në kumunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti theksojnë se LSDM-ja humbi në zgjedhje, pavarësisht se Zaevi me premtime të rrejshme fitoi mbështetje nga Sorosi dhe strukturat narko-mafioze të nëntokës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *