Home / Kryesoret / VMRO reagon ndaj Bushatit dhe Ramës – (VIDEO)

VMRO reagon ndaj Bushatit dhe Ramës – (VIDEO)

Me atë që nuk reagon dhe hesht ndaj deklaratave mohuese nga politikanë nga Shqipëria të cilat ndërhyjnë në çështjet e brendshme dhe sovranitetin e vendit, LSDM-ja drejtërpërdrejt i aprovon politikat antishtetërore dhe antikombëtare të cilat i imponohen Republikës së Maqedonisë, konsideron VMRO-DPMNE-ja.Vlladimir Gjorçev, anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, në konferencën për shtyp theksoi se opinioni në Maqedoni çdo ditë është dëshmitar i, siç tha, deklaratave mohuese të cilat ndërhyjnë në çështjet e brendshme dhe sovranitetin e vendit.

“Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati rekomandon që platforma e Tiranës të inkorporohet, të përfshihet edhe pjesë përbërëse në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama, pa regjistrim liciton me shifra prej 35 për qind popullatë shqiptare në Maqedoni. Pikërisht për këtë arsye VMRO-DPMNE-ja e nisur nga interesat e qytetarëve, ofron ndërtim të konsenzusit rreth ardhmërisë së vendit. Maqedonisë i duhet bashkim rreth interesave shtetërore dhe kombëtare të asaj që quhet Maqedoni unike e përbashkët”, tha Gjorçev, transmeton Televizioni Koha.

Sipas tij, qytetarët sot, si asnjëherë deri më tani, kërkojnë lidership dhe vendosmëri nga të gjithë subjektet politike, ndërsa më së shumti nga LSDM-ja dhe presin që politikanët fuqishëm të qëndrojnë pas interesave kombëtare dhe shtetërore, pas karakterit unitar dhe multietnik të Republikës së Maqedonisë. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *