Home / Kuriozitete / Vogëlushja cilësohej mallkim për prindërit, por shiko se si ndryshon pas adoptimit

Vogëlushja cilësohej mallkim për prindërit, por shiko se si ndryshon pas adoptimit

Vogëlushja Nika, është një vajzë haitiane, e lindur me një sëmundje të rrallë, që i shkakton një mbledhje të lëngjeve në tru, duke bëtë që koka t’i rritet shumë.

Gjendja e saj është rrallë dhe e rendë, ku sipas mjekëve mund të ishte vdekjeprurëse. Ndërsa për nënën e vogëlushes, e gjithë kjo ishte një fatkeqësi, e për pasojë kishte vendosur që të bijën ta mbante të fshehur nga të tjerët me çdo kusht.

Vullnetarja amerikane 28-vjeçarja, Sarah Conque, shkoi në banesën e vajzës dhe në fund vendosi të adoptonte vogëlushen, Nika, duke i ndryshuar jetën. Gjithçka nisi në janar të 2014, kur Sarah u njoh me Nika, për herë të parë në një qendër mjekësore në Haiti, ku merrte ndihmën e nevojshme.

Vajza, përveç se kishte nevojë për kura, ishte edhe e keq-ushqyer, sepse nëna më shumë kujdesej që ta fshihte nga të tjerët në një vend, ku njerëzit janë ende të lidhur me mallkimet se sa ta kuronte. Vullnetarja vendos që ta bindë nënën e saj që të kujdesej për kurimin e të bijës.

Lexo edhe  Ledri i ‘hutuar’ kë po e shikon me kaq ëndje (Foto)

Gjatë procesit të krimit në qendër, Sarah kuptoi se vajza vazhdonte që të humbte peshë. Vetëm kur shkoi të shtëpia, bëri zbulimi që i ndryshoi jetën asaj dhe Nikas. Vajza ishte lënë në një cep të shtëpisë, larg nga të tjerët, e shtrirë në një thes orizi dhe rrethuar nga plehrat. Vetëm pas kësaj, vogëlushja u dërgua në qendrën lokale për fëmijët e braktisur dhe në fund u adoptua nga Sarah dhe partneri i saj.

Për Nika ishte një transformim rrënjësor, duke parë që në dy vite është përmirësuar edhe falë kurave mjekësore dhe dashuria e dy prindërve të rinj. “Fëmijët me sindromën e Nikas, vdesin shumë shpejt. Mrekullisht, ajo e ka kaluar çdo parashikim, pavarësish kushteve të mjerueshme që ajo jetonte”, ka treguar 28-vjeçarja

Gjithashtu lexo

Zbret Pokemoni në tokë, mund ta shikoni live në këtë datë dhe në këtë vend (Video)

Loja e famshme, Pokemon Go do të ketë një ngjarje të rëndësishme. Krijuesit e lojës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *