Home / Lajme / Botë / Volkswagen dënohet me rreth 3 miliardë dollarë për mashtrim

Volkswagen dënohet me rreth 3 miliardë dollarë për mashtrim

Volkswagen është urdhëruar të paguajë një dënim penal prej 2.8 miliardë dollarësh në SHBA për mashtrim në testet e emisioneve të naftës.

Gjyqtari federal Sean Cox në Detroit ndoqi marrëveshjen e negociuar nga VW dhe Departamenti i Drejtësisë në SHBA, transmeton Gazeta Express.

“Ky është një mashtrim i madh dhe i qëllimshëm i kryer nga menaxhmenti i VW-së”, tha Cox.

“Ky rast përfshin gjithashtu edhe një dështim të bordit mbikëqyrës të VW, që është qeveria dhe aksionarët”, shtoi ai.

Dënimi u urdhërua të premten, gjashtë javë pasi prodhuesi gjerman i veturave u deklarua fajtor për komplot dhe pengim të drejtësisë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *