Home / Lajme / Maqedoni / Vonohet pagesa e pensionit në Maqedoni

Vonohet pagesa e pensionit në Maqedoni

Pensionistët alarmojnë se gati një javë është vonuar pagesa e pensionit. Edhe sot do të dalin pensionistët të shqetësuar nga bankat pa e marrë pensionin, thonë nga Ministria për Financa se nuk i kanë lëshuar paratë. Nga Ministria, përsëri thonë, se nuk është vonuar pagesa e pensionit dhe se paratë do të lëshohen në bankë sot,
‘Dy herë jam duke ardhur për të parë nëse është lëshuar pensioni, por nuk ka. Diçka e çuditshme po ndodh, gjithmonë i kemi marrë pensionet. Nuk ka ndodhur që 5 ditë nga fillimi i muajit dhe të mos i kishim marrë paratë e pensionit. Mundet që edhe shteti të mos ketë para siç po dëgjojmë’, thotë një pensioniste nga Shkupi.

Një pjesë e pensionistë ankohen se nuk mund të t’i blejnë ilaçet e nevojshme sepse nuk e kanë marrë pensionin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *