Home / Kryesoret / Vozitësit e biçikletave të pasigurtë në Tetovë – (VIDEO)

Vozitësit e biçikletave të pasigurtë në Tetovë – (VIDEO)

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në orët e paraditës në Reçicë të vogël, gjegjësisht njëri në rrugën 172 kurse tjetri në afërsi të kësaj rruge. Në aksidentin e  parë janë aksidentuar dy vetura kurse në aksidnetin tjetër ka ëpsuar një vozitës i biçikletës i moshës 36 vjeçare. Ai është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe sipas informacioneve jozyrtare ndodhet jashtë rrezikut për jetë por ka patur më shumë lëndime në kokë dhe trup, transmeton Televizioni Koha.

Profesori universitarë Vullnet Palloshi për Televizioni Koha nënvizon se edhe ato pak staza që janë nuk kanë kontinuitet dhe vozitësit ose duhet që në rrugë të vozisin ose do të duhet që të vozisin në trotuare për këmbësorë që nuk është e lejuar.

Përndryshe, ditëve të fundit në rajonin e Tetovës janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku ku më të rrezikuar në këtë periudhë janë  vozitësit e biçikletave. Kjo për shkak të mungesave të stazave të dedikuara për këtë kategori të pjesëmarrësve në komunikacion. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *