Home / Lajme / Kronika e zezë / “Vrasja e dyfishtë, Autorët përdorën mjetin e zyrtarit të policisë”

“Vrasja e dyfishtë, Autorët përdorën mjetin e zyrtarit të policisë”

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Kjo Jave”, ka folur për vrasjen në Sukth, ku mbeti i vrarë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti. Hoxha ka thënë se ka dyshime se në këtë vrasje është i përfshirë një zyrtar policie që merret me sektorin e ngjarjeve të rënda, i cili prej disa ditësh nuk është paraqitur në detyrë, shkruan BalkanWeb.

Megjithatë, gazetari Hoxha nuk përmendi emra, pasi sipas tij do të dëmtoheshin hetimet.

“Kjo është një ngjarje e rëndë, dhe kam thënë që kemi të bëjmë me një zyrtar tjetër të policisë. Makina që përdorën viktimat ishte shumë e shpejtë dhe vështirë ta neutralizoje me një mjet të thjeshtë. Mjeti qe perdoren autoret rezulton te jete perdorur nga nje oficer policie.

Kamerat e sigurisë nuk janë kontrolluar ende të gjitha, se duhen ndjekur lëvizjet minutë pas minute. Nuk ka pasur shumë bashkëpunim mes bizneseve të zonës, pasi kanë pasur frikë”, tha Hoxha.

Gjithashtu lexo

Mashtroi qytetarët e bankat, arrest me burg për administratorin e spitalit Gjerman

“Arrest me burg” është vendimi që Gjykata e Apelit ka dhënë për Lefter Sulkajn, administratorin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *