Home / Lajme / Kronika e zezë / Vrasja në mes të lokalit në Vlorë, kush është viktima dhe tre të plagosurit. Mes tyre një femër (VIDEO)

Vrasja në mes të lokalit në Vlorë, kush është viktima dhe tre të plagosurit. Mes tyre një femër (VIDEO)

Vlora është tronditur mbrëmë si pasojë e një atentati me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur 3 persona dhe një tjetër ka ndërruar jetë. Gjithccka ka ndodhur në ambjentet e një loakli në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Policia e Vlores  informon: Rreth orës 23:20 minuta (20 prill 2o17) një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të pales tjeter pas një konflikti të çastit”.

Për pasojë ka mbetur i vrarë Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.

Si dhe janë plagosur  3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:

Florian Hila 28 vjec

Arslonel Llanaj 32 vjec

Arta Luka 26 vjece

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mes të plagosurve është dhe kamarieri i lokalit.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit

“Ka pasur bresheri te shtënash pasi brenda lokalit thuajse cdo gjë është shkatërruar”, shkruan ‘Ora Neës’.

Njëri prej të plagosurve po dergohet ne Tirane

Gjithashtu lexo

Momenti i nxjerrjes së trupit të pajetë të fëmijës, që u mbyt në det (Video)

Janë publikuar pamjet e momentit kur është nxjerr nga deti trupi i pajetë i 10-vjeçares …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *