Home / Lajme / Botë / Vritet një anëtar amerikan i OSBE-së

Vritet një anëtar amerikan i OSBE-së

Një anëtarë i misionit monitorues të OSBE-së në lindje të Ukrainës është vrarë dhe një tjetër është plagosur pasi që makina me të cilën po udhëtonin ata shkeli në një minë në Luhansk.

I vrari është identifikuar si shtetas amerikan ndërsa e plagosura është një grua gjermane, raporton Reuters, përcjell Express.

Tri vite pasi që Moska e aneksoi rajonin e Krimesë, tensionet mes Ukrainës dhe separatistëve në pjesën lindore të vendit që kontrollohet nga Rusia mbeten të larta, ndërsa armëpushimi i vitit 2015 shkelet rregullisht.

Ushtria ukrainase ka thënë se incidenti ndodhi sot në morën 10:17 sipas kohës lokale afër fshatit të vogël Pryshyb, i cili kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *