Home / Lajme / Rajon / Vuçiq: Haradinaj nuk u ftua për çokollata, por për krime lufte

Vuçiq: Haradinaj nuk u ftua për çokollata, por për krime lufte

Pas lirimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga Gjykata e Colmarit, ka reaguar menjëherë Beogradi zyrtar.

Sot madje Kuvendi i Serbisë ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku ka disktuar vecmas për Haradinajn, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë se vendimi për Haradinajn është kryekëput politik.

Ai ka bërë të ditur se një ekip ligjor tashmë ka filluar të bëj një analizë për vendimin e Gjykatës së Colmarit ndaj Haradinajt.

“Nuk e kemi ftuar për çokolata dhe ëmbëlsira, por e kemi kërkuar për krime të luftës”, ka thënë Vuçiq, derisa kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës në Francë.

Ai tha se vendimi është skandaloz, i kundërligjshëm dhe i turpshëm.

Vuçiq ka thënë se Beogradi ka ftuar ambasadorin serb në Francë që të vijë në Serbi për t’u konsultuar me të.

Tutje, kryeministri serb ka thënë se Serbia i ka dërguar një notë proteste Francës pas vendimit për lirimin e Haradinajt i cili po qëndronte në shtetin francez nga 4 janari i ndaluar me një fletëarrest të lëshuar nga Serbia. /Indeksonline/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *