Home / Kryesoret / Xhaferi: VMRO inskenon qëllimisht situatë të palakmueshme në Parlament

Xhaferi: VMRO inskenon qëllimisht situatë të palakmueshme në Parlament

Kandidati i shumicës parlamentare për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, i ka kritikuar ashpër veprimet e VMRO-DPMNE-së për ta zvarritur seancën konstituive të Kuvendit.

Në këtë intervistë, ai ka thënë se kjo zvarritje po bëhet për qëllime të ngushta partiake. Xhaferi ka fajësuar VMRO-DPMNE-në dhe presidentin Gjorge Ivanov për krizën politike në të cilën është futur Maqedonia pas zgjedhjeve parlamentare.

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka bërë me dije se VMRO-DPMNE-ja nuk është e interesuar për transformim të qetë të pushtetit. Sipas tij, ky subjekt politik është i interesuar të inskenojë situata të palakmueshme brenda parlamentit. Xhaferi i ka bërë thirrje Ivanovit t’ia japë mandatin shumicës parlamentare për formimin e institucioneve të reja.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *