Home / Lajme / Botë / Xhelati gjashtëvjeçar: Vogëlushi asiston militantët e ISIS-it në ekzekutimin e të burgosurve (Foto/Video, +18)

Xhelati gjashtëvjeçar: Vogëlushi asiston militantët e ISIS-it në ekzekutimin e të burgosurve (Foto/Video, +18)

Një video e tmerrshme propaganduese e organizatës terroriste ISIS, shfaq një djalosh gjashtëvjeçar i cili asiston në prerjen e kokave të dy arrestuarve, shkruan Daily Mail.

Djaloshi me shami të zezë në kokë dhe i veshur me rroba të kamufluara ushtarake, mban një fjalim para kamerës derisa në dorë ka  dy thika, transmeton Telegrafi.

Më pas shfaqen xhelatët” të cilët kalojnë pranë tij, dhe secili prej tyre e merr nga një thikë nga dora e vogëlushit të cilët ua prenë kokat të burgosurve në Siri.

Sipas kësaj videoje, ende nuk dihen shkaqet e arrestimit dhe ekzekutimit të këtyre të burgosurve, por ata shihen të veshur me rroba ngjyrë portokalli sikurse të burgosurve.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *