Home / Kuriozitete / Xhinset e humbasin ngjyrën pas çdo larje, por nëse veproni kështu ngjyra do të mbetet e njejtë

Xhinset e humbasin ngjyrën pas çdo larje, por nëse veproni kështu ngjyra do të mbetet e njejtë

Mund të jetë paksa frustuese kur blini xhinse të ri dhe vetëm pas pak larjeve fillojnë ta humbasin ngjyrën.

Teknikja e certifikuar e pastrimit, autorja dhe blogerja Donna Smallin Kuper, si dhe Mary Johnson, shkencëtare, i kanë ndarë me neve këshillat e tyre për pastrimin e xhinseve në mënyrë që t’i mbajmë të duken si të ri.

Rregulli kryesor për pastrimin e xhinseve, tregon Kuper, është t’i ktheni mbrapsht dhe t’i pastroni me dorë në ujë të ftohët. Përderisa kjo metodë mund të jetë paksa më e pafavorshme për ju se rrobalarësja, ajo thotë se metoda ndikon në mbrojtjen e ngjyrës së xhinseve.

Johnson rekomandon ta shmangni edhe tharësin e rrobave, pasi që, sipas saj, lënia e xhinseve për t’u tharë në ajër ndihmon në zgjatjen e jetës së materialit.

Sa i përket xhinseve me ngjyrë të zezë, Johnson thotë se ato janë kombinim i ngjyrave të ndryshme për ta krijuar efektin e ngjyrës së zezë. Duke marrë parasysh këtë, ajo thotë se ngjyra e këtyre xhinseve mund të zhduket dita ditës, prandaj rekomandon t’i pastroni edhe ato mbrapsht, por me ndihmën e një kondicioneri për t’i zbutur fibrat. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *