Home / Sport / XHIROJA E 28-TË: SILEKSI-SHKËNDIJA

XHIROJA E 28-TË: SILEKSI-SHKËNDIJA

Pas kualifikimit në finalen e Kupës së Maqedonisë, Shkëndija u rikthehet angazhimeve në kampionat ku të dielën luan si mysafire me Sileksin në Kratovë.

Futbollistët “kuqezi” kanë realizuar seancën e fundit stërvitore para sfidës të radhës. Në atmosferë pozitive pasi eliminuan Vardarin dhe  u kualifikuan në finale të Kupës, lojtarët tani kthejnë përqendrimin në kampionat.

Pason xhiroja e 28-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe transferta në Kratovë me Sileksin në të cilën objektivi mbetet fitorja dhe tre pikët. Me objektivin e realizuar për kualifikim në finale, stafi teknik kërkon që Kupa tani të lihet anësh dhe me sukses të kalohet çdo sfidë e rradhës në kampionat. Për shkak të skualifikimit me dy ndeshje pas kartonit të kuq me Vardarin do të mungojë kapiteni Hasani, ndërsa ende nuk është rikuperuar mbrojtësi Egzon Bejtullai. Tjerët janë të gatshëm për lojë dhe trajneri Brdariç mbetet të vendosë formacionin që do të nisë ndeshjen. Shkëndija ka bilans shumë pozitiv me Sileksin, këtë sezon ka efekt 100% tre fitore në po aq ndeshje, me goldiferencë 7:2, ndërsa triumfonte 1:3 në vizitën e fundit në Kratovë me një gol të Juniorit dhe dy të Ibraimit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *