Home / Lajme / Maqedoni / Zaev-Ivaniq: Stabiliteti i Maqedonisë është me rëndësi të madhe për rajonin

Zaev-Ivaniq: Stabiliteti i Maqedonisë është me rëndësi të madhe për rajonin

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot realizoi takim me delegacionin e Bosnjës e Hercegovinës i udhëhequr nga kryesuesi i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Mlladen Ivaniq. Në takim, njoftojnë nga LSDM, është biseduar për përparimin e bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe për rëndësinë e zhbllokimit të proceseve demokratike në vend,

“Është formuar në mënyrë legjitime shumicë prej 67 deputetëve në Kuvendin e Maqedonis, e cila e përfaqëson vullnetin e rreth 700 mijë qytetarëve, të cilët në zgjedhje të besueshme zgjodhën ndryshime, bashkim dhe përparim ekonomik të vendit. Institucionet e sistemit dhe subjektet politike në vend kanë përgjegjësi të sigurojnë transferim të qetë të pushtetit që është në interes të shtetit të Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev në takim.

Së bashku bashkëbiseduesit konstatuan se stabiliteti dhe paqa në vend janë me interes të lartë për qytetarët e Maqedonisë, gjithashtu edhe për vendet e rajonit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *