Home / Kryesoret / Zaev: U synua likuidimi im dhe disa personave tjerë – (VIDEO)

Zaev: U synua likuidimi im dhe disa personave tjerë – (VIDEO)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin Top Tema në Televizonin  Telma ku ka folur gjerësisht për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ku portestues të dhunshëm hyrën lehtësisht dhe sulmuan fizikisht gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare. Zaev deklaroi se qëllimi i gjithë asaj ka qenë likuidimi i tij dhe i disa personave tjerë.

Unë jam i sigurtë se qëllimi i gjithë asajë ka qenë likudimi im dhe i disa personave të tjerë, nuk kam aspak dilema në këtë punë . Shihni Selën e gjakosur, ju jeni në radhë.

Zaev pret nga kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, që ta njoftojë kryetarin Ivanov se në Kuvend ka shumicë të re parlamentare, duke theksuar se askush nuk do të shkelë Kushtetutën, apo të ndryshojë flamurin, himnin, stemën.

Deri më tani treguam se ekzistojnë shumë mënyra alternative që nuk shprehin dhunë, do presim me ditë, kryeparlamentari i ri do të njoftojë Ivanovin se është zgjedhur në krye të kuvendit dhe do t’i kërkojë mandatin për shumicën parlamentare, do ketë ne dispozicion 10 ditë. Pa dhunë, me durim dhe përmbajtje, unë do doj që nesër edhe pse e shtunë Trajko Veljanovski të thërasë Talat Xhaferin dhe të bëj pranim dorëzimin e funksionit kryeparlamentar. Por me gjasë do të ndodhë të martën, por do ndodhë sepse kemi dhënë 31 ditë, e kanë ditur se shumica do zgjedhë kryetar kuvendi.

Gruevski: Nëse dikush donte të vriste Zaev, do ta kishte vrarë

Ndësa kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i cili poashtu ishte i ftuar në emisionin “Top Tema” mbrëmë tha se nuk “është e saktë që dhunuesit të cilët i kanë rrahur deputetët, kanë dashur ta  vrasin liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Nëse dikush donte të vriste Zaev, do ta kishte vrarë. Njëqind njerëzit kishin pesë metra nga ai, do të nxirnin pistoletën dhe do ta vrisnin atë. Unë jam kundër dhunës, por është deklaratë absurde e Zaev se njerëzit që kanë hyrë në parlamentin kishte qëllimin për të vrarë,

Në pyetjen e gazetarit se kanë qenë pikërisht deputetët e VMRO-së të cilët kanë ngjallur albanofobinë tek qytetarët, dhe të cilët kanë ushtruar dhunë mbi Ziadin Selën, duke e fyer e sharë dhe madje të mbuluar me gjak e kanë tërhequr zvarrë.Gruveski tha se, nuk don të flas më shumë sepse njeriu gjendet akoma në spital.

Më vjen keq dhe i kërkoj shërim të shpejtë. Por ai me deklaratat e tij i ka nxitur tensionet në vend”, u shpreh Gruevski.

Gruevski gjithashtu tha  se partia e tij nuk është kundër shqiptarëve, por se është kundër Platformës, pasi sipas Gruevskit shqiptarët nuk fitojnë asgjë nga kjo platformë.

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *