Home / Lajme / Rajon / Zbërthehet kodi sekret i bandës së drogës dhe prostitucionit në Itali

Zbërthehet kodi sekret i bandës së drogës dhe prostitucionit në Itali

Policia italiane ka thyer kodin sekret të një të ashtuquajture “banda e bareve” ku bënin pjesë edhe disa shqiptarë dhe ka mbyllur tezgën e saj të kanabisit “me provë”, në një mur  të parkut “Generalle della Chiesa” në Collegno duke shkatërruar kështu edhe një rrjet trafikantëve të prostitutave.

Ky është bilanci i një operacioni të karabinierisë në Torino San Carlo. Policët kanë zbatuar urdhrin e lëshuar nga prokurori i Torinos ndaj 6 personave për trafik droge dhe prostitucioni. Që nga fillimi i hetimit janë arrestuar 12 persona.

Hetimet e kryera deri më sot kanë ndihmuar që të kapen 800 doza kokaine, hashashi dhe marihuana dhe 1500 euro në kesh. Po ashtu janë zbuluar 53 klientë të rregullt, ndër ta dhe të mitur.

Hetimet e kordinuara nga Doktor Padalino e Doktor Borgna të prokurorisë së Torinos ishin përqëndruar në shpërndarjen e hashashit, marihuanës dhe kokainës në lokale dhe në një park publik, kur policia ka zbuluar një trafik në lulëzim të grave nga Lindja që silleshin në Itali për t’u shfrytëzuar si prostituta. Të arrestuarit janë marokenë, shqiptarë dhe italianë.

Biznesi që bëhej përfundonte në disa lokale të qytetit, ndaj dhe të dyshuarit kishin fituar pseudonimin e bandës së bareve. Urdhrat jepeshin vetëm me telefon për t’i shpëtuar kontrollit të policisë për të mundur konkurencën dhe shpejtuar shërbimin.

Gjalpë, qumësht, kafe, aperetiv dhe birrë – kjo ishte gjuha e fshehtë për një plan të përkryer të hartuar nga një shpërndarës maroken që iu shiste drogë klientëve të tij. Kodi është deshifruar dhe grupi është identifikuar nga brenda.

Midis shpërndarësve ishte dhe një Italian që shpërndate drogë çdo ditë nga ora 3 deri në 12 të natës gjatë shtatë ditëve të javës në parkun ‘ Generalle Dalla Chiesa: di Collegno. Ai kishte sajuar një tezgë për shitjen e kanabisit me provë. Shitja dhe konsumimi bëhej në mes të ditës dhe në sytë e familjarëve dhe fëmijëve. Klientët e tij ishin kryesit nxënës e student minorenë.

Prostitucioni

Hetimet  bënë që të identifikoheshin dhe disa shqiptarë dhe një Italian që menaxhonin një rrjet të rëndësishëm prostitucioni të grave shqiptare dhe rumune. Një nga të dyshuarit kishte shërbimin taksi të 15 prostitutave dhe u afronte banesën e tij për t’u takuar me klientët.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *