Home / Lajme / Botë / Zbulohet kush e bindi Trump mbi sulmin në Siri, një përgjigje “zemërthyer” e…

Zbulohet kush e bindi Trump mbi sulmin në Siri, një përgjigje “zemërthyer” e…

Vendimi i Presidentit Amerikan, Donald Trump, për të lëshuar 59 raketa “Tomahawk” në një bazë ajrore siriane, sipas burimeve pranë Shtëpisë së Bardhë, thuhet se u nxit nga vajza e tij Ivanka. Po, Ivanka ndikoi dhe e gjitha ishte një përgjigje “zemërthyer” ndaj sulmin kimik të Assadit.

Trump ka kundërshtuar prej kohësh ndërhyrjen ushtarake në Siri, edhe si një qytetar kur ai kritikoi ndërhyrjen e Obamës në rajon, dhe si President por sulmi i fundit kimik ndaj popullit Sirian, ndryshoi mendimet e Trump.

Republikani besohet se veproi pasi u bindur nga vajza e tij, Ivanka Trump, e cila vshtë dhe këshilltarja e tij por pa pagë në Shtëpinë e Bardhë. Trump veproi si një reagim emocional që Ivanka kishte ndaj sulmin me armë kimike të martën.

Një burim i afërt me familjen e parë ka thënë se: “Gjithnjë e më shumë Ivanka ka ndikim mbi babain e saj. Ajo shpesh e këshillon Trump dhe ishte shumë e qartë se cili duhet të ishte veprimi i nevojshëm që do të SHBA-ja duhet të merrte kundër Assad-it. Ivanka u inatos në lidhje me mungesën e një përgjigje të drejtpërdrejtë menjëherë pas sulmit sirian”.

Pas sulmit të Assadit, vajza e madhe e Presidentit postoi në twitter këtë mesazh: “Zemërthyer dhe e zemëruar nga imazhet që vijnë nga Siria pas sulmit mizor kimik”. Pas komentit të saj, presidenti Trump bëri gati ushtrinë duke pretenduar se sulmi ishte një “fyerje ndaj njerëzimit”.
Të nesërmen, disa orë përpara fillimit të sulmit me raketa, Presidenti ishte zhvendosur nga izolimi për ndërhyrje. Ai u shpreh se: “Unë mendoj se ajo që Assad bëri është e tmerrshme. Ajo që ndodhi në Siri është turp për njerëzimin”.

Pas sulmit me raketa në bazën usharake të Assadit, Ivanka sërisht postoi në Twitter, këtë herë krenare për veprimin e babait të saj.

“Ne jemi duke jetuar në thirrje për vendime të vështira. Krenar për babain tim për refuzimin që bëri për të pranuar këto krime të tmerrshme kundër njerëzimit”.

Në një analizë të shkurtër mbi lëvizjet e fundit, media “Insider”, vecoi se Ivanka ka marrë përgjegjësitë që i takojnë.

“Ajo ndihet e shqetësuar me të vërtetë për të tjerët dhe dëshiron të bëjë atë që është e drejtë. Ndërsa ajo ishte duke ushqyer fëmijët e saj të mërkurën në mëngjes, Ivanka mendoi sa ishte e pamjaftueshëm ishte një status në twitter, mbi sulmin kimin në Siri. Përgjigja e saj ishte mjaft e menjëhershme dhe ndihmoi në mënyrë të qartë lidhur me pikëpamjet e babait të saj për çështjen në Siri”./Koha Jonë/

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *