Home / Lajme / Rajon / Zbulohet sesi u ekzekutua shqiptari në mes të Romës, dyshohet për pazare të drogës

Zbulohet sesi u ekzekutua shqiptari në mes të Romës, dyshohet për pazare të drogës

Media italiane ka zbardhur mënyrën sesi 43 vjeçari Gasper Reci është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Italisë.

Dëshmitarët kanë treguar se në momentin e vrasjes kanë parë një makinë “Smart” e cila i është afruar 43 vjeçarit.

Po sipas dëshmive, Reci është thirrur nga personat brenda në makiën dhe në momentin që shqiptari ka kthyer kokën, e kanë qëlluar për vdekje.

Po sipas medias italiane, Gasper Reçi ka qenë një person me precedentë penalë, pasi është dënuar për trafik droge.

Ekzekutimi i tij ndodhi në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergana, pak metra larg banesës së 43 vjeçarit nga Shqipëria.  Gasper Reçi është qëlluar me 4 plumba dhe pavarësisht ardhjes së ambulancës në vendngjarje, ai nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve.

Në shtëpinë e tij ka qenë e bija e cila me të dëgjuar të shtënat ka lajmëruar policinë.

Deri më tani hetimet e policisë së Romës janë shtrirë në disa pista, por kryesore mbetet ajo e pazareve të drogës.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *