Home / Lajme / Maqedoni / Zendeli: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Zendeli: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Gjatë debatit në Kuvendit të Maqedonisë, për replikë ndaj deputetëve të OBRM-PDUKM-së është përgjigjur edhe deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli i cili ka thënë se zgjedhjet e kërkuara nga OBRM-PDUKM nuk janë zgjidhje për krizën,

”I përmendët zgjedhjet dhe deklaratën e partive shqiptare. Zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Komunikimi i institucioneve në Maqedoni dhe Shqipëri do të vazhdojë edhe pas kësaj krize. Deputetët e OBRM-PDUKM flasin për protestat. I respektoj protestuesit por më tregoni a janë të gjithë aty jashtë për të protestuar? Shqiptarë, maqedonas, turq dhe etnitë tjera a janë në protesta?” tha Zendeli nga foltorja e Kuvendit.

Zendeli ka bërë thirrje që mos të keqpërdoret deklarata e partive shqiptare për qëllime politike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *