Home / Kryesoret / ZEQIRI I LSDM-SË: PSP PROCESOI DY RASTE PËR BDI, PROCESON EDHE RASTE TJERA

ZEQIRI I LSDM-SË: PSP PROCESOI DY RASTE PËR BDI, PROCESON EDHE RASTE TJERA

Duke folur për funksionarët e BDI-së të përfshirë në bisedat e përgjuara, deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiri tha se në to ka bomba që janë publikuar dhe që nuk janë publikuar. Ndërkaq lidhur me hetimet e PSP-së ndaj funksionarëve të BDI-së, ai përmendi dy raste ku janë hetuar funksionarët e BDI-së, ndërsa shtoi se po hetohen edhe raste të tjerë, por ja la PSP-së që të tregojë cilët janë funksionarët e inkriminuar nga radhët e BDI-së. “Në bazë të bombave që janë publikuar dhe ato që s’janë publikuar janë dhënë PSP-së. Dhe unë mesa e di një rast për zgjedhjet është hapur, rasti i dytë është për keqpërdorimet në shkollën në Zajaz. Tjerat i ka PSP dhe ata kanë edhe shumë raste që janë duke procesuar dhe ju mbetet atyre të tregojnë se kush janë njerëzit e përfshirë”, tha Zeqiri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *