Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendës kryeministri Halili në shënimin e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit ndërkombëtar në Strugë

Zëvendës kryeministri Halili në shënimin e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit ndërkombëtar në Strugë

Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, si dhe hapjen e Konferencës së Katërt Ndërkombëtare Shkencore “Sfidat shkencore për zhvillim të qëndrueshëm”, në ceremoni mori pjesë edhe zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Festim Halili.

Halili, në fjalën e rastit në këtë ngjarje të rëndësishme, ku iu ndanë tituj Doctor Honoris Causa, Prof.Dr. Fabio Grasi dhe Akademikut Anastas Angjeli, theksoi se kjo ngjarje e madhe sot kalon kufijtë e qytetit të Strugës dhe nderon gjithë vendin.

“Ne si udhëheqës të institucioneve dhe krijues të politikave na ndihmon dhe na obligon që të përqëndrohemi edhe më shumë në këto sfera, në arsim, shkencë dhe kulturë. Urat që ndërtoni ju si përfaqësues të universiteteve dhe akademive ndërkombëtare me vendin dhe institucionet tona do të jenë përgjegjësi e jona për t’i forcuar dhe për t’i shtuar, me qëllim që brezat e rinj t’i afrojmë edhe më shumë me tempujt botëror të shkencës dhe arsimit”, tha zëvendës krymeinistri Halili.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *