Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhjet lokale: Ja emrat që lakohen nga VMRO e LSDM për komunat e Shkupit

Zgjedhjet lokale: Ja emrat që lakohen nga VMRO e LSDM për komunat e Shkupit

Edhe pse afatet për zgjedhjet lokale janë tejkaluar, ndërsa mbetet e panjohur se kur do mbahen ato, “në terren që tani “mprehen shpatat” për betejën e kryekomunarëve, veçmas në komunat me atraktive të Shkupit”.

Sipas kombinatorikave për komunën e Aerodromit, varen edhe zgjedhja e kandidatit për komunën Qendër dhe qytetin e Shkupit, njofton “Utrinski vesnik”.

Edhe pse Andrej Zhernovski për momentin vlen si kandidat më serioz për koalicionin me LSDM-në edhe për një mandat tjetër në Qendër, “ai përballet me konkurrencë të brendshme”. Kështu, në karrigen e kryetarit të kësaj komune më atraktive pretendon edhe Sasha Bogdanoviq, figurë e eksponuar kohët e fundit në opinion nga radhët e LSDM-së. Gjatë procedurës brendapartiake të LSDM-së për propozimin e kandidatëvë të socialdemokratëve për zgjedhjet lokale për Qendrën, interesim ka shfaqur edhe ish deputeti Jani Makraduli.

Nga VMRO si kandidat të mundshëm për komunën Qendër përmenden ish drejtori i Kopshtit Zoologjik Dane Kuzmanovski dhe drejtorja e Klinikës për fëmijë Aspazija Sofijanova.

Për komunën e Aerodromit, si kandidat të mundshëm nga VMRO-ja përmenden Trajçe Donev dhe profesori i Juridikut Aleksandar Klimovski. Për Ivica Konevskin flitet se do mund të kandidohej për kryetar të Shkupit. Nga LSDM edhe pse lakohet emri i Andrej Zhernovskit, deri tani si kandidat serioz vlen edhe Damjan Mançevski, nënkryetar i partisë dhe deputet aktual, transmeton Aktuale.mk.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *