Home / Lajme / Botë / Zgjedhjet presidencialet në Francë, pjesëmarrja arrin në 69,42 për qind

Zgjedhjet presidencialet në Francë, pjesëmarrja arrin në 69,42 për qind

Përqindja e pjesëmarrjes në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze arriti në 69,42 për qind në orën 17:00 (15:00 GMT), sipas Ministrisë së Brendshme, në rënie të lehtë në raport me turin e parë në vitin 2012 (70,59 për qind), por një prej më të mirëve që prej 40 viteve.

Francezët janë thirrur të votojnë për të zgjedhur mes 11 kandidatëve, katër prej të cilëve me diferencë të vogël mbështetjeje, në këto zgjedhje aq të paparashikueshme dhe vendimtare për Bashkimin Evropian.

Përqindja e abstenimit në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale pritet të arrijë në 19-22 për qind, sipas vlerësimeve të disa instituteve.

Niveli i mobilizimit të 47 milionë zgjedhësve është një prej çelësave të këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që një e katërta janë shprehur të pavendosur para turit të parë.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *