Home / Kryesoret / ZIADIN SELA: VMRO KA HALLIN E SPECIALES – (VIDEO)

ZIADIN SELA: VMRO KA HALLIN E SPECIALES – (VIDEO)

Heshtja dhe ikja nga debati është reflektim i frikës së deputetëve të LSDM-së të përballen në zgjedhje me ata të cilët ua imponuan platformën nga Tirana, konsiderojnë deputetët nga VMRO-DPMNE të cilët në vazhdimin e sotëm të 19-të të mbledhjes konstitutive të Kuvendit, u bënë thirrje oponentëve nga LSDM të kyçen në dialog.Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se deklarata e përbashkët e partive shqiptare ka ekzistuar edhe kur mandatin e ka pasur VMRO-DPMNE dhe se në të vërtetë, tha ai, “halli i tyre është Prokuroria speciale”.

Sipas Vesel Memedit nga partia RDK, është kontradiktore ajo që kërkohet hedhja poshtë e platformës apo të shkohet në zgjedhje të parakohshme në të cilat për të do të vendoste populli.

Ndryshe, aktivitetet dhe deklaratat e shumicës së re parlamentare në drejtim të zhbllokimit të Kuvendit janë intensifikuar kohët e fundit, kjo bëri që dje të takohen dy liderët, Ahemti dhe Zaev. Mbas takimit të djeshëm të dy liderët e koalicionit të ri, sot kishin njw takim. Ahemti i ka garantuar Zaevit  mbështetje të plotë ndaj hapit të ardhshëm për zhbllokimin e institucionit ligjvënës, gjegjësisht zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *