Home / Lajme / Botë / Zjarr në aeroportin rus ku ka ateruar Sekretari Tillerson

Zjarr në aeroportin rus ku ka ateruar Sekretari Tillerson

Tymi i trashë i zi është shpërndarë mbi aeroportin Vnukovo Rusisë në të cilin ateroi Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, raporton Reuters.

Në fotografitë e aeroportit mund të shihet se si, vetëm disa minuta para se të ulej avion i Tillerson-it, ka shumë të ngjarë që është djegur bari afër pjeses ku aeroplanët janë të parkuar.

Informacion zyrtar mbi shkakun e zjarrit nuk ka.

Sekretari amerikan i Shtetit u ul në mënyrë të sigurtë, thuhet sipas mediave ruse.

Kremlini ka thënë se nuk ka në plan që Tillerson të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Vizita e Tillerson-it në Moskë zhvillohet në mes të krizës së marrëdhënieve ruso-amerikane, pas sulmit të dyshuar kimik në Siri dhe na ndërhyrjes amerikane nga ajri në atë vend.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *