Home / Lajme / Rajon / Zjarr në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike (Foto)

Zjarr në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike (Foto)

Në katin e dytë të ndërtesës së ish-Rilindjes, gjegjësisht në Ministrinë e Administratës Publike, është shkaktuar një zjarr, por nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar

Gazeta Express ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka konfirmuar lajmin dhe ka thënë se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe që nuk ka asnjë person të lënduar nga ky rast.

“Zjarri ka ndodh rreth orës 12:20 në ndërtesën e ish-Rilindjes, në katin e dytë në Ministrinë e Administratës Publike. Policia dhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe s’ka të lënduar”, ka thënë Ahmeti, derisa ka shtuar se ende nuk dihet se çka e shkaktoi zjarrin.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *