Home / AutoTech / Zviceranët prezantojnë orën me vlerë prej 210.000 euro

Zviceranët prezantojnë orën me vlerë prej 210.000 euro

Lëvizje shumë e saktë dhe një formë e kulluar, marka e famshme zvicerane e matjes së kohës, “Piaget”, feston këtë vit 60-vjetorin e orës së saj jashtëzakonisht të sofistikuar, “9P”.

Me 15 rekorde hollësie, “Piaget” e ka shndërruar nocionin pafundësisht në firmën e tij.

Historia filloi në vitin 1957 me hedhjen në treg të orës mekanike me kurdisje manuale më të hollë në botë, modeli “9P”.

Me trashësinë e saj prej 2 mm, kjo mrekulli teknologjike thjesht bëri revolucion në industrinë e orave.

Që prej asaj kohë, imtësia bën pjesë në ADN-në e shtëpisë së themeluar në vitin 1874 në Cote-aux-Fees (Zvicër) dhe të blerë nga kompania “Richemont” në vitin 1988. Sfida është të reduktohet gjithnjë e më shumë trashësia e orës dhe e përbërësve të saj duke mos ndryshuar performancën dhe fortësinë e lëvizjes.

Për të festuar 60-vjetorin e këtij modeli ikonë, “Piaget” ka vendosur që këtë vit të shtyjë edhe më shumë kufijtë e pafundësisë së hollë duke shtuar një përshpejtues.

“Piaget Altiplano” duket si një orë e krijuar me shkop magjik, e cila, falë lehtësisë së titanit të përdorur për këtë teknologji, është shumë më e lehtë sesa çmimi i saj prej 210.000 eurosh.

Gjithashtu lexo

Prezantohet vetura e re më e shtrenjtë në botë [FOTO / VIDEO]

Rolls-Royce Sweptail ka debutuar në Villa d’Este dhe konsiderohet si vetura e re më e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *