Home / Lajme / Botë / Zvicra konfiskon “armë” të destinuara për Kosovë

Zvicra konfiskon “armë” të destinuara për Kosovë

Rojet kufitare zvicerane kanë zbuluar dy shkelje të legjislacionit të armëve javën e kaluar në Bazel, raporton ‘20min.ch’.

Në rastin e tyre, roja kufitare bëri të ditur se në vendkalimin kufitar Hiltalingerstrasse janë gjetur katër armë paintball dhe pajisje të tjera, përcjell albinfo.ch.

Shofere ishte një grua zvicerane 34-vjeçare, që nuk kishte leje të importit.

Ajo ka thënë se armët ishin të destinuara për Kosovë dhe Zvicra ishte vetëm vend transit.

Megjithatë, ky justifikim nuk e lë atë pa përgjegjësi.

Ajo ka marrë një vërejtje për shkeljen e ligjeve për armët.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *