Home / Sport / Zyrtare: Gega transferohet te Fenerbahce

Zyrtare: Gega transferohet te Fenerbahce

Vetëm dy ditë pasi vendosi rekordin e radhës kombëtar në 10 mijë metra në Kupën e Shqipërisë së zhvilluar në “Elbasan Arena” dhe të vetmin që i mungonte në palmaresin e saj të artë, atletja shqiptare Luiza Gega ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë në rang klubesh. Jo më larg se dje nënkampionia e Europës ka arritur një akord 1-vjeçar me klubin turk të Fenerbahçes. Lajmi është bërë zyrtar nga vetë presidenca turke në faqen e saj zyrtare.

“Ekipi i atletikës së Fenerbahçes ka arritur një kontratë 1-vjeçare me atleten Gega, e datëlindjes 5 nëntor 1988”. Në deklaratën e klubit thuhej se Gega është rekordmene kombëtare në garat e distancës së mesme, ndërsa në Europianin e 2016-s zuri vendin e dytë. Gega do të debutojë me verdhezinjtë në garat e Superligës që do të mbahen në data 6-7 qershor në Ankara.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *