Home / Lajme / Maqedoni / Zyrtare: Kjo është agjenda e Yee për ardhjen në Maqedoni

Zyrtare: Kjo është agjenda e Yee për ardhjen në Maqedoni

Në një njoftim të dërguar për portalet në Maqedoni Ambasada e SHBA-ve në Shkup tregon se Hoyt Brian Yee, zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi do tё vizitojё Republikёn e Maqedonisё mё 30 prill dhe 1 maj 2017, transmeton Koha.

Në njoftim thuhet se Yee do tё takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, liderёt e partive politike Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Bilal Kasami, Vesel Memedi dhe Menduh Thaçi, si dhe me pёrfaqёsues tё shoqёrisё civile dhe komunitetit diplomatik. Nё takime do tё diskutohet pёr statusin e formimit tё qeverisё, marrёdhёniet dypalёshe dhe reformat e nevojshme pёr integrim Euro-Atlantik.

Zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit Yee do tё jep deklaratё pёr media pasditen e 1 majit (tё hёnёn).

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *