Home / Kryesoret / Zyrtarët e lartë shqiptarë në Maqedoni në skandale seksuale, përgjime “hot-line”

Zyrtarët e lartë shqiptarë në Maqedoni në skandale seksuale, përgjime “hot-line”

Mes materialeve të përgjimeve në Maqedoni janë edhe qindra biseda dashurie dhe romance të qeveritarëve dhe politikanëve.

Këto materiale që cënojnë privatësinë e shumë personaliteteve megjithatë nuk dihet se a janë hapur apo ku do të përfundojnë, pasi që ka dyshime se ato mund të shpërndahen në opinion dhe rrjetet sociale, por edhe të përdoren si dëshmi kushtëzuese ndaj viktimave që janë protagonistë të bisedave.

Një përfaqësues i opozitës thekson për INA se në mesin e materialeve voluminoze të përgjimeve janë edhe shumë biseda private, ku protagonistë janë qeveritarë, përfaqësues të partive politike, biznesmenë dhe personalitete tjera publike. Por, sipas tij, nuk përjashtohet edhe tema të tilla.

“Ka edhe materiale të tilla, por që ato nuk shikohen për shkak të privatësisë ose nuk do të bëhen publike asnjëherë, për shkak se cënojnë privatësinë e çdo personi publik. Siç e dijmë Zaev ka publikuar disa biseda që kanë të bëjnë me jetën private të personaliteteve publike”, theksoi për INA, një përfaqësues i opozitës.

Megjithatë nuk dihet se në të ardhmen sa do të jenë të mbrojtura këto materiale dhe se ekziston mundësia e shpërthimit të tyre në opinion, duke hapur shumë skandale, sikur në disa shtete tjera që kanë ndodhur raste të tilla. Po ashtu jozyrtarisht mësohet edhe për skandale seksuale nëpër zyrat qeveritare, ku dyshimet janë edhe për zyrtarë shqiptarë.(INA)

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *