Home / Lajme / Rajon / 15-vjeçarja e sëmurë përlot publikun: Të lutem mami buzëqesh!

15-vjeçarja e sëmurë përlot publikun: Të lutem mami buzëqesh!

Ajo është vetëm 15 vjeç dhe jeta e saj është shumë ndryshe nga adoleshentet e tjerë. E gjendur në luftë me shëndetin, divorcin e prindërve dhe jetesën në kushte çnjerzore, ajo ka vetëm një kërkesë, lumturinë e nënës së saj.
Diziona 15-vjeçare ka ftuar të ëmën Suzanën, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në e “E Diela Shqiptare” pasi dëshiron t’i kërkojë të buzëqeshë dhe të mos e lejë veten pas dore për hir të problemeve të tyre.

Diziona rrëfen se një pasdite pësoi hemorragji dhe e dërguan në spitalin e Burrelit me kalë, sepse nuk gjendej makinë. Në spital thanë se ajo duhej të nisej me ambulancë në Tiranë, pasi nuk e trajtonin dot sëmundjen e saj. Ajo u diagnostikua me një sëmundje gjaku, në Hematologjinë e Pediatrisë, shkruan Tv Klan.

Të gjendur në këto kushte, Diziona dhe e ëma u detyruan të shpërnguleshin në Tiranë, pasi rrezikonin shumë nëse ajo do të pësonte sërish hemorragji në fshat.

Diziona tregon se një mik i të atit i ndihmoi të gjenin një dhomë në Institut edhe pse kushtet nuk ishin të mira.

I ati i saj qëndroi në fshat sepse duhej të punonte, por largësia ishte shumë e vështirë për ta. Ajo ka një motër nga martesa e parë e të ëmës, e cila jeton me gjyshërit, pasi ata nuk kishin mundësitë ekonomike për të përballuar edhe jetesën e saj.

“Unë jetoj me mamin, pasi prindërit u divorcuan. Ata ia hidhnin fajin vetes që unë sëmuresha vazhdimisht sepse doktoresha thoshte që duhej një trajtim akoma më i mirë për këtë sëmundje.

Rroga e babit ishte gjysma kredi, të na mbante ne në Tiranë, veten dhe rrugën lart e poshtë. Ata u ndanë sepse menduan se unë do t’ia hidhja sëmundjes po të ndaheshin ata, por faktikisht u përkeqësova akoma më shumë.

Përveçse isha sëmurë fizikisht, u sëmura edhe moralisht nga divorci i prindërve. Nga divorci u pre një pension ushqimor 120 mijë lekë të vjetra dhe ato nuk vinin rregullisht. Edhe Kemp -i im që ishte 100 mijë lekë të vjetra, që e lidhëm shumë vonë. Ishte e pamundur që ta përballonim jetesën në Tiranë.”

Diziona shprehet se kanë kaluar shumë vështirësi, pasi për shkak të gjendjes së tyre ekonomike dhe pamundësisë për të paguar energjinë elektrike, për rreth 3 vite ato jetojnë në terr. Për Suzanën është shumë e vështirë të përkujdeset për Dizionën nën dritën e një qiriu. Ndërtesa është e braktisur dhe aty jetojnë vetëm tre femra, Suzana, Diziona dhe motra e vogël.

Diziona rrëfen se nuk ka përmirësim në sëmundjen e saj, pasi pllakëzat e gjakut nuk po normalizohen, për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe pamundësisë për të blerë ilaçet që i nevojiten.

Suzana e ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e “ E diela shqiptare”. Ajo rrëfen se pavarësisht problemeve që ka hasur në jetë është munduar t’ia dalë dhe t’i përballojë. Kur shikon në ekranin e murit ndarës vajzën e saj emocionohet dhe shprehet se nuk e mendonte se do të mund të ishte ajo.

Suzana – Shpirti i mamit!

Diziona – “E di që e prisje, që e njeh karakterin tim, që vuaj shumë me ty, por gjithashtu e di dhe sakrificën tënde për ne. E di që ndihesh e lodhur nga jeta, e di që kohët e fundit ke vazhduar të biesh në një pesimizëm, e di që pika jote e dobët jam unë dhe shëndeti im, e di që të kanë mbuluar hallet, por unë këtu kam ardhur që të sjell një mesazh mjaft të rëndësishëm”.

Dua nga ty që të shikosh që jeta është e bukur, mos u mbyll vetëm me këto halle dhe probleme që të kanë rënë përsipër, duke i vënë vetes kufij dhe duke mos parë pjesën tënde të bukur.

E di që kushtet tona janë të vështira dhe gjithashtu shëndeti im po përkeqësohet dita-ditës, por kjo nuk do të thotë që t’i të harrosh veten tënde. Dua që siç ke ardhur sot këtu, siç je zbukuruar për të ardhur këtu, të jesh kështu e bukur çdo ditë dhe të buzëqeshësh përditë, sepse në këtë mënyrë kemi kurajo ne.

Duhet të dish që mbi të gjitha, edhe pse jetojmë në errësirë, ti ke tre dritat e tua, ke tre vajza dhe ne nuk kemi nevojë për dritë, ne e kemi dritën!

Mos u shqetëso për kushtet tona, rëndësi ka që ti të jesh e lumtur, ti të buzëqeshësh. Ne nuk duam as kushte, asgjë tjetër. Duam që ti të jesh e lumtur dhe të mos vritesh shpirtërisht. E di që e vuan shumë, por të lutem buzëqesh kur të jesh me ne.

Suzana – Faleminderit. Të dua shumë! Jeni krenaria ime, lumturia ime!

Diziona – Do vazhdojmë akoma të të bëjmë të lumtur, kjo nuk është asgjë. Sa ke vuajtur ti për ne, duhet të ta shpërblejmë edhe më shumë.

Suzana – Faleminderit shumë. Ndihem shumë e qetë që ndodhem këtu, nuk e di. E mendova ndryshe, por sikur m’u larguan të gjitha hallet, problemet. Për momentin jam shumë e gëzuar dhe do të jem gjithmonë, do ta kujtoj këtë ditë.

Diziona – Domethënë ti ma premton.

Suzana – Do të mundohem me gjithë shpirt, sa të kem fuqinë do të bëj gjithçka. Por ndonjëherë e shikoj që gjunjëzohem shumë dhe ndonjëherë u flas dhe tepër, them nuk do jetoj më, nuk do shikoj çfarë do bëni ju prapa. Jam në stres, jam në siklet dhe i jap fuqi vetes me zor. Shoqëria, ambienti, juve më jepni shumë kurajë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *