Home / Lajme / Rajon / 2 orë në Presidencë, Basha shtyn takimin te çadra. A është vonesa një sinjal pozitiv?

2 orë në Presidencë, Basha shtyn takimin te çadra. A është vonesa një sinjal pozitiv?

Kur kanë kaluar dy orë nga takimi Rama-Basha në Presidencë ende nuk ka një njoftim për përfundimin e takimit. Kjo ka shtyrë edhe takimin e kreut të opozitës Lulzim Basha te çadra e demokratëve.

Duke qenë se takimi po vijon kaq gjatë shpresat janë të larta që palët të kenë gjetur një rrugë të mesme në kërkesat e tye.

Ç’NDODHI MË HERËT:

Rama hyn i pari në Presidencë përkrah kreut të Grupit Parlamentar të partisë së tij Gramoz Ruçit, pas tij ka hyrë Lulzim Basha me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Palokën.

Për pak minuta Rama dhe Ruçi kanë qenë nën shoqërinë e sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, i cili është kthyer për në Kryeministri, teksa Rama ka kapërcyer portën e madhe të Presidencës. Ndryshe nga Rama që ka shkuar në këmbë, Basha ka zgjedhur të hyjë me automjetin e tij deri në oborr.

Mësohet se Lulzim Basha do të shoqërohet nga Edi Paloka, ndërsa në orën 11:00 ka parashikuar një takim në çadrën para Kryeministrisë me intelektualë e gazetarë.

Mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar të PD-së zgjati deri orët e vona dhe pas saj në një deklaratë për mediat kreu i kësaj Partie Basha shpjegoi se çfarë ishte diskutuar me ndërkombëtarët.

Sipas tij opozita nuk tërhqiet nga qeveria teknike dhe se me lajmet që dalin në media është spekuluar mjaft. Ditën e djeshme ishte Nishani ai që bëri hapin e parë për të ftuar Partitë pasi sipas tij përmasat e krizës janë përkeqësuar ndjeshëm. I menjëhershëm qe reagimi i Ramës i cili deklaronte se kjo ishte një ftesë e vonuar. (E.K/SHUPLAKA)

ediramapresidenve

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *