Home / Kryesoret / 25 maji dita kur ra dëshmorë kamandanti i brigadës gjeneral Fadil Ninani-Tigri

25 maji dita kur ra dëshmorë kamandanti i brigadës gjeneral Fadil Ninani-Tigri

25 maji dita kur ra dëshmorë kamandanti i brigadës gjeneral Fadil Ninani-Tigri. Një dit më parë kur nga vija e frontit në orizare shkova në shtab për tu konsultuar për veprimet e më tutjeshme me Gjeneralin, unë sapo u futa në shtab takova gjeneral Malën dhe TIGRIN, vërejta se diçka nuk është në rregull. Pyeta se çka ka ndodhur sepse pash se u shiqoheshin me njëri tjetrin dhe sdinin se si të më tregojnë për ngjarjen që kishte ndodhur. Ishte momenti kur gjuheshte nga të gjitha anët dhe me të gjitha llojet e armatimit. Sapo fillova të bisedoj me Tigrin i cili u mundoheshte tërthorazi të ma kumtoj lajmin në at moment më cingrroi telefoni, më lajmërohet një kusheri Isniu nga Gjermanija, ai më pyeti se çka ka ndodhur në familje, ai para meje kish mar lajmin se ka ra një granat dhe ka vrarë shum anëtarë të familjes, unë nuk dija asgjë po duke folur me Isniun po e shikoja kom.Tigrin i cili me lëvizjen e kokës ma konfirmoi se vertet ka ndodhur diça, unë e nderpreva telefonatën dhe i u drejtova Tigrit se çka ka ndodhur? Ai më tregoi se në podrumin e familjes kish depërtuar një predhe dhe kish vrarë disa dhe shum të plagosur. Unë menjëher nisa të dal dhe të shkoj atje, Tigri nuk më lëshonte të dalë sepse në ato momente kishte shum gjuajte, më tha se ka dërguar ekipin mjeksor dhe ske nevoj të rrezikohesh. Në ato momente e hupa ndjendjen e frigës hipa makinës dhe nëpër at rrebesh plumbash e granatimesh arrita në afërsi të shtëpisë, nuk kisha mundësi të dal nga ana e përparme dhe dola nga mbrapa shtëpisë, kur zbrita nga makina ndëgjoja britmat e fëmijëve, të plagosurve që kërkonin ndihmë. Më ka mbet i regjistruar zëri i Valbonës e cila ishte plagosur rëndë dhe kërkonte ndihmë, thërriste AXHO, me shpejtësi u lëshova posht dhe fillova ti nxjerri ata që ishin më rënd të plagosur, nëpër granatime e plumba arrita që ti dërgojë në spitalin ushtarak në Likovë. Sapo nisa të kthehem për ti marë të tjerët mu bashkangjitë edhe shoku im Fatmir Idrizi. edhe një herë arritëm të i dërgojmë në likovë. Por me që kishte shum të plagosur shokët e morën një kamionet ishin Adnan Dreni, Azemi lipjanit dhe disa tjerë erdhëm për ti tërheq të plagosurit. Të vrarët i ndamë me një anë kurse të tjerët i tërheqëm me kamionet dhe u nisëm me i dërgu në ndonjë vend më të sigurt, përshkak granatimeve nuk arritëm të largohemi dhe Tigri më bëri telefon kërkoi që ti dërgojmë te shtabi, aty ishte vend më i sigurt. Me sa u futën në garazhë Tigri zbriti poshtë dhe kur i pa të gjith të plunosur, plagosur e të timosur. E pa Beqirin e vogël të cilit iu kish vrarë nëna Selvija bashkë me vajzën Hisnijen dhe djalin Mersimin, Beqiri i vogël i përgjakur i trishtuar e çmendi komandant Tigrin. Në ato momente edhe në fshatin Vakcincë zhvilloheshin luftime të ashpërta. Në ato momente më lajmërohet në telefon Beqir Saqipi icili nuk dinte se çka ka ndodhur këtu, ai kërkonte përfocime sepse Sllavët kishin marrë një ofenziv të ashpërt. Unë sapo i kërkova Tigrit që të kujdeset për familjen, që unë të mundem të shkoj me shokët për ti ndihmuar Beqës në Vakcinc, Tigri reagoi ashpërt dhe i tmerruar nga kto që i pa tha unë do të shkojë atje ti kujdesu për familjen. Komandant Tigri kërkoi nga unë që ti jap disa ushtarë të mi dhe ai i mori disa tjerë e bënë një grup dhe para se të nisej me përqafoi fort dhe më tha ,,Mos ke dert se poshkoj të hakmirrem për familjen Zymberi”. Ai njeri vërtet ishte luftëtarë me shumë guxim dhe përplot ideal. Ai u nis për në betejën e Vakcincës bashkë me shokë kurse une me tjerë shokë pasi ra terri gjith familjen i dërguam në Likov në vend më të sigurt. Varrimi i të vrarëve u bë në mesnatë në kushte të vështira sepse edhe në varreza gjuanin. Unë pastaj shkova në Orizare te shokët. Tërë natën u luftua deri të nesërmën dhe dita e 25 majit ishte shum e rëndë, nga sulmet me tanksa kom Tigri ra dëshmorë. Ai shkoi për mos tukthyer kurr më fizikisht kurse u kthye si dëshmorë i përjetshëm, figura e tijë fitoi përjetësinë. LAVDI kom.Tigri të betohem se siç u flijove për familjen time, për komb e atëdhe kurrë në jet nuk do e shkeli amanetin tënd për LIRI. lavdi …….. 25.maj 2002 Kom. Abedin Zymberi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *