Home / Lajme / Kronika e zezë / 47-vjeçari i jep fund jetës, varet me kabull elektrik

47-vjeçari i jep fund jetës, varet me kabull elektrik

Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me një kabull elektrik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës rreth orës 09:50 të mëngjesit të sotëm.

47-vjeçari me inicialet A.D është gjetur nga familjarët i vetëvarur dhe pasi i kanë liruar kabullin nga qafa, ai ka qenë ende gjallë. Në tentativë për ta mbajtur në jetë, të afërmit e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por 47-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë së Sarandës, ngjarja e rëndë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta.

Policia thotë se “grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me sqarimin e rrethanave”.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *