Home / Kuriozitete / 5 vjeçari copëton 6 mijë eurot e babait (Foto)

5 vjeçari copëton 6 mijë eurot e babait (Foto)

Një person në Kinë pati një ditë të keqe, pasi djali i tij pesëvjeçar ia copëtoi kartëmonedhat me vlerë prej 6 mijë eurosh (50 mijë renminbi kinezë).

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se personi i identifikuar vetëm si zoti Gao, erdhi në shtëpi pas punës dhe u befasua kur pa copa të shumta të monedhave të shtrira nëpër gjithë shtëpinë.

Djali i tij pesëvjeçar ia kishte gjetur paratë dhe kishte filluar të luante me to, duke i shqyer të gjitha.

Më e keqja ishte se banka nuk pranoi t’ia ndërronte paratë pronarit, pasi ishin shumë të dëmtuara,

 

Banka i tha Gao’s që së paku të mundohet t’i ngjisë paratë me ngjitës, për ta bërë të mundur një ndërrim. Gao ka shpenzuar tashmë tri ditë duke i ngjitur paratë dhe thotë se nuk do të ndalet derisa të përfundojë.

Gjithashtu lexo

Kur ta kuptoni se çfarë mund të bëni me llumin e kafes, kurrë më nuk do ta derdhni asnjë gram

Të gjithë më së shumti dëshirojmë ta fillojmë ditën me kafen e mëngjesit. Llumi i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *