Home / Lajme / Botë / 5 vjeçari ia copëton 6 mijë euro babait

5 vjeçari ia copëton 6 mijë euro babait

Një person në Kinë pati një ditë të keqe, pasi djali i tij pesëvjeçar ia copëtoi kartëmonedhat me vlerë prej 6 mijë eurosh (50 mijë renminbi kinezë).

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se personi i identifikuar vetëm si zoti Gao, erdhi në shtëpi pas punës dhe u befasua kur pa copa të shumta të monedhave të shtrira nëpër gjithë shtëpinë.

Djali i tij pesëvjeçar ia kishte gjetur paratë dhe kishte filluar të luante me to, duke i shqyer të gjitha.

Më e keqja ishte se banka nuk pranoi t’ia ndërronte paratë pronarit, pasi ishin shumë të dëmtuara, transmeton gazetametro.net

Banka i tha Gao’s që së paku të mundohet t’i ngjisë paratë me ngjitës, për ta bërë të mundur një ndërrim. Gao ka shpenzuar tashmë tri ditë duke i ngjitur paratë dhe thotë se nuk do të ndalet derisa të përfundojë.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *