Home / Lajme / 500 orë agjërim për myslimanët e këtij Ramazani

500 orë agjërim për myslimanët e këtij Ramazani

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islam.

Është periudha kur besimtarët myslimanë do të sfidojnë veten duke qëndruar gjatë gjithë ditës pa ushqim dhe pije, gjë kjo e cila renditet si një ndër 5 shtyllat islame, njofton Klan Kosova.

Muaji i shenjt i Ramazanit për 2017, fillon pikërisht sot, më 27 maj, teksa ata që agjërojnë do duhet të hanë mëngjesin në syfyr e pas gjithë ditës plot angazhime, iftarin në mbrëmje.

Në mbarë botën, këtë vit myslimanët do të agjërojnë rreth 18 orë në ditë, apo pothuajse 500 orë deri në përfundim të muajit të shenjtë.

Agjërimi njihet dhe për përfitime shëndetësore, pasi pastron trupin, mëndjen e disa benefite të tjera për të mirën e fizikut të njeriut.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *