Home / Lajme / Botë / 6-vjeçari që kërkon të dhurojë gjak për viktimat e sulmit në Manchester (FOTO LAJM)

6-vjeçari që kërkon të dhurojë gjak për viktimat e sulmit në Manchester (FOTO LAJM)

Joseph Griffiths ka kërkuar që të shkojë të dhurojë gjak kur mësoi se familjarët e shokut të tij ishin viktima të sulmit në Manchester.

Ai kishte insistuar që ta shoqëronte nënën e tij në spital për të dhuruar gjak, por nuk arriti të bëjë asgjë pasi mosha e tij është e vogël.

Djali nga Britania i përkiste grupit të rrallë, 0 negativ dhe u ndje shumë keq kur mjekët nuk e lejuan që të bëjë këtë gjë.

Më pas, 6-vjecari këmbënguli që të ofrojë ndihmën e tij dhe bleu disa ëmbëlsira për t’ia dhuruar stafit për punën që kanë bërë.

Infermieret, të cilat u përlotën nga gjesti i tij thanë: “Kemi qarë për gjestin e tij. Nëna e vogëlushit duhet të jetë krenare për të.”

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *