Home / Kryesoret / IVANOV TAKTIZON DHËNIEN E MANDATIT – (VIDEO)

IVANOV TAKTIZON DHËNIEN E MANDATIT – (VIDEO)

Ende asnjë përgjigje nga presidenti Gjorge Ivanov lidhur me letrën e kryeparlamentarit Talat Xhaferi për dhënien e mandatit liderin social-demokrat, Zoran Zaev. Presidenti është kthyer nga vizita zyrtare në Turqi por nga kabineti i tij nuk ka asnjë njoftim se kur mund të pritet përgjigje. Në bazë të Kushtetutës Ivanov është i obliguar të kthej përgjigje në afat prej 10 ditëve nga dita e marrjes së njoftimin për formimin e shumicës së re parlamentare. Ndërkohë ende nuk është publikuar as vendimi i shumicës për zgjedhjen e Xhaferit për kryetar Kuvendi. Nga Gazeta Zyrtare kanë bërë të ditur se përputhje me ligjet, në numrin e ardhshëm do të publikohet vendimi për zgjedhjen e krye parlamentarit të ri. E ndërkohë Xhaferi në takime të veçanta  ka takuar ambasadorët e SHBA-së, Xhes Bejli dhe të Francës, Krisitijan Timonie me të cilët ka biseduar për zhbllokimin e punës së Kuvendit, sulmet e dhunshme të së “enjtes së përgjakshme”.Ambasadori I Holandës në Shkup Vauter Plomp është bindur se krizës politike në Maqedoni po I vjen fundit. Sipas tij zgjedhja e kreut të ri të Kuvendit, I cili u mbështet nga Uashingtoni dhe Brukseli është një hap pozitiv drejt zgjidhjes së ngërçit, ndërsa Maqedonia tani do të duhet të fokusohet në agjendën evropiane.Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale kryetari I kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi është kërcënuar me vdekje nga përkrahës të protesuesve  të organziatës të Bashkuar për Maqedoninë .Nga ana tjetër VMRO-DPMNE –ja vazhdon të thotë se në kundërshtim me vullnetin e popullit, Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores, LSDM ka tentuar në mënyrë ilegale të zgjedh kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

 “Heshtja në LSD është argument se ka filluar realizimi i Platformës së Tiranës. Kjo platformë ka filluar të realizohet edhe pse populli është kundër saj. A ishte kjo pjesë e programit të LSD?. Është koha që krimineli i aboluar të kthjellet. Është koha që të përfundoj terrori që po bën LSD mbi popullin maqedonas”, thuhet në komunikatën e  VMRO-DPMNE-së, transmeton Televizioni Koha.

LSDM ka bërë apel deri tek presidenti i shtetit Gjorge Ivanov dhe VMRO-DPMNE që të veproj me mend dhe në përputhshmëri me ligjin, në mënyrë që të mundësoj transferim të qetë të pushtetit.Formimi i Qeverisë  së re dhe zbatimi i reformave prioritare, sipas LSDM-së, është interesi i lartë shtetëror dhe çdo veprim në kundërshtim me interesat shtetërore është vepër penale e dënueshme me ligj. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *