Home / Lajme / Maqedoni / Policia financiare dhe DHP-ja do të hetojnë MPM-në

Policia financiare dhe DHP-ja do të hetojnë MPM-në

Policia financiare dhe DHP-ja do të hetojnë funksionimin e ndërmarrjes private “ MPM”, pasi gazetarët e shkarkuar nga Vest, Utrinski dhe Tea Moderne dje kërkuan që këto institucione të reagojnë mbi thashethemet dhe të kontrollojnë të gjitha transaksionet financiare.

“DHP është njohur me kërkesat e gazetarëve të MPM, veçanërisht ankesa ka arritur në adresë të DHP-së, ku në lidhje me këtë rast do të shqyrtohet kërkesa. Si në të gjitha rastet e akuzave ose ankesa, DHP do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë e tyre, ose në fund të fundit do të jenë të informuar autoritetet për veprim’, kumtuan nga DHP.

Gazetarët kërkuan që edhe Prokurori Publik, Marko Zvrlevski, të hapë hetim për funksionimin e firmës MPM.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *