Home / Lajme / Rajon / A do mbyllet çadra nesër? Basha i përgjigjet kundërshtarëve

A do mbyllet çadra nesër? Basha i përgjigjet kundërshtarëve

Të shtunën e 13 majit kryetari i PD, Lulzim Basha e vlerëson si mbylljen e qendresës 3 mujore dhe fillimin e rrugëtimit të asaj që ai e quan Republikë të Re. Duke iu përgjigjur zërave për mbylljen e çadrës me këtë protestë Basha në bashkëbisedimin e pasdites sqaroi se çadra të qëndrojë e hapur deri në institucionalizimin e Republikës së Re.

Basha: Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe t’ju garantojmë se beteja që kemi nisur nga ky shesh që për 84 ditë qytetarët janë bashkuar dhe kanë qendruar fort kunder krimit dhe drogës, abuzimeve, kërcënimeve kanë qëndruar me kulturë qytetare dhe europiane. E tillë ka lindur kjo lëvizje dhe e tillë do të vërshojë nesër. E kanë merak kundërshtarët por nuk do të mbyllet por do të vazhdojë deri  në institucionalizimin e plotë të repubklikës së re, fitoren totale pa kompromis të kauzës së zgjedhjeve të lira e të ndershme që do të jenë të vetmet zgjedhje që do të mbahen në Shqipëri. 

Më herët Basha tha se nuk heq dorë nga kërkesat e qytetarëve, te cilët tha ai kërkojnë një  qeveri e dale nga votat e shqiptarëve dhe jo nga diktati i krimit dhe drogës.

Basha: Mirësevini, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, qytetare dhe qytetarë, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, nesër në orën 12.00, në sheshin e historisë, në sheshin e vlerave, në sheshin e të ardhmes sonë evropiane!

Në sheshin e protestës, tha kryetari i opozitës, do bashkohen qytetarë nga i gjithë vendi, pensionist, studentë, ish-pronarë, të papunë, biznesmenë dhe të zhgënjyer,  të cilët tha ai kjo qeveri i ka mashtruar dhe braktisur.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *