Home / Lajme / Rajon / A do të votojnë serbët për Demarkacionin?

A do të votojnë serbët për Demarkacionin?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, që është kryetar i Partisë Demokratike Progresiste serbe, ka thënë se ende nuk është kontaktuar nga Qeveria për qëndrimin e tij rreth demarkacionit.

“Unë nuk mund të flas në emër të Listës Serbe, por e di që tani për tani, ende nuk kam qenë i ftuar në ndonjë takim sa i përket qëndrimit lidhur me votimin ose mosvotimin e demarkacionit”, ka thënë Rashiq, raporton KTV.

“Vota ime personale në emër të Partisë Demokratike Progresiste serbe, në të cilën jam kryetar, do të varet prej veprimeve të kryeministrit, i cili ka obligime karshi partisë politike që unë e përfaqësoj”, ka thënë Rashiq.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, nuk ka pranuar të flasë nëse deputetët serbë do ta votojnë në Kuvend demarkacionin apo jo.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *