Home / Lajme / Maqedoni / A ka kapacitet Maqedonia për t’i dënuar funksionarët kriminelë?

A ka kapacitet Maqedonia për t’i dënuar funksionarët kriminelë?

Seancat gjyqësore për funksionarët e lartë në sferën politike vazhdojnë të shtyhen dhe të anulohen, gjë që hapë dyshime mbi punën dhe funksionimin e gjyqësorit. Seanca e fundit e cila u anulua ishte ajo e rastit “Shuplakat”, në të cilën i dyshuar është lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski.

Juristi Osman Kadriu për portalb.mk thotë se kohëve të fundit e sidomos pas publikim të përgjimeve është dëshmuar se ky gjyqësor nuk ka kapacitet që t’i zbardhë këto raste të krimit për shumë arsye.

“Viteve të fundit në veçanti pas publikimit të përgjimeve çka është zbuluar dhe çka është paraqitur si e dyshimtë për vepra të rënda do të tregojë se ky gjyqësor nuk ka kapacitet që t’i zbardhë këto raste të krimit për shumë arsye. Së pari në zgjedhjen e gjyqtarëve kemi elemente partiake kështu që kemi një gjyqësor të partizuar, të politizuar. Nga ana tjetër në gjyqësor gjithashtu ka persona, bartës të pushtetit gjyqësor që janë vetë të futur në korrupsion dhe krim të organizuar, gjithashtu kemi gjykatës që janë shumë më të dobët, që nuk mund të bartin funksionin gjyqësor”, tha për Portalb, Kadriu.

Ai shtoi se sapo të formohet qeveria e re dhe të fillojë me punë parlamenti gjëja e parë që duhet të bëhet është reformimi rrënjësor i gjyqësorit.

“Duke marr parasysh këto rrethana, pas zgjedhjes së qeverisë së re dhe pasi të fillojë me punë parlamenti, intervenimi i parë që duhet të bëhet duhet të jetë në gjyqësorë dhe në prokurori shtetërore, duhet të bëhet ndërhyrje, por ndërhyrje kirurgjike, assesi nuk mund të presim që të zbardhen jo vetëm këto raste për funksionarët e lartë, por ka ardhur në pyetje edhe mosfunksionimi i tërësishëm, mosrealizimi i kompetencës që ka gjyqësori në përgjithësi dhe jo rastësisht edhe ndërkombëtarët theks të veçantë i japin reformave në gjyqësor”, shtoi Kadriu për Portalb,

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *