Home / Lajme / Maqedoni / A kishte ushtarak në mesin e dhunuesve në Kuvend?

A kishte ushtarak në mesin e dhunuesve në Kuvend?

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i ARM të inicojnë hetime ndaj të punësurëve të tyre që morën pjesë në ngjarjet e të “enjtes së përgjakur” në Kuvend, thuan ekspertët, transmeton Gazeta Express.

Ish gjenerali në Ushtrinëe Maqedonisë, Ilija Nikolovski shpjegoi se përgjegjësi të barabartë për të reaguar kanë edhe armata edhe ministria e mbrojtjes sepse në mesin e të pranishmive në incidentet në Kuvend përmenden edhe emra të togerëve, profesorëve në Akademinë Ushtarake, rreshterë dhe punonjësve të tjerë.

Ai thotë se janë shkelur shumë dispzita diciplinore si dhe Ligji për zyrtarë administrativ, por edhe Ligjipër shërbim në ARM.

“Shtabi i Përgjithshëm, Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake përfaqësuesit e të cilëve janë regjistruar nga kamerat dhe janë identifikuar nga disa persona akoma nuk kanë dalë në opinion se a janë dënuar apo se çfarë masash janë marrë kundër tyre”, thotë ish gjenerali i ARM-së, Ilija Nikollovski.

Në mesin e emrave që dolën në publik, si dhe ishin vërejtur edhe në video xhirimet është edhe togeri Andrej Iliev, si dhe punonjësit e tjerë të ministrisë.

Ndërsa nga SHP i ARM thonë se “Në rast të vërtetimit se G.SH i ARM ata thonë:”Në rast të përcaktimit për përgjegjësi veçantë të anëtarëve të ushtrisë maqedonase, të cilat janë vendosur në pozicione dhe kryejnë detyrat në komandat dhe njësitet e  ARM-së,Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë ka vepruar në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e Shtabit të Përgjithshëm për ngritjen e procedurave për përgjegjësi sipas dispozitave të aplikueshme të Ligjit për shërbim me të cilat është rregulluar ky material”.

Një përgjigje ngaTV 24 është kërkuar edhe nga  Ministria e Mbrojtjes, e cila thotë se dënojnë dhunën, por thonë se nuk janë institucion duhet të vërtetojë fajësinë e qytetarëve.

“Ministria e mbrojtjes dënon çfarëdo dhune dhe mbështet të gjitha proceset dhe procedurat e ndërmarra nga autoritetet kompetente, në përputhje me ligjet në vend. Ministria e Mbrojtjes si institucion nuk është i përfshirë në proceset e përcaktimit të fajit mes qytetarëve për ndonjë arsye dhe në këtë drejtim Ministria distancohet nga çdo koment mbi procedurat të cilat i udhëheq PTHP dhe gjykatat në Republikën e Maqedonisë.”

Kanë kaluar tash më 20 ditë nga incidentet në Kuvend, por deri më tani as nga SHP i ARM dhe as nga Ministria e Mbrojtjes nuk është ndërmarrë asnjë veprim kundër të punësuarëve në këtë sektor kurse nga xhirimet e regjistruara shihen punonjësit e tyre si pjesëmarrës në incidentet në Kuvend.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *