Home / Kryesoret / AAK u përgjigjet akuzave të Zaevit për Mirsad Ndrecajn

AAK u përgjigjet akuzave të Zaevit për Mirsad Ndrecajn

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për mediat serbe, ka folur ngjarjen e Kumanovës të para dy viteve, në të cilën sipas tij, janë të përfshira shumë struktura.

Ai e ka quajtur njërin nga udhëheqësit e këtij grupi, shqiptarin Mirsad Ndrecajn “kriminel, bandit dhe reketar”.

“Shumë struktura janë të përfshira në këtë ngjarje. Njëri nga ta është Sinisha Aleksovski. Kemi dëgjuar një bisedë mes tij dhe personit që ju e quani komandant NATO, Mirsad Ndrecaj nga Kosova, i njohur si kriminel dhe bandit që reketonte në Kosovë, Serbi, Preshevë, Kumanovë, rajonin e Tetovës, pjesë të Shkupit dhe ata kishin komunikim me të. Pse ata kanë pasur nevojë për të komunikuar me të. Ka indikacione serioze për Sinisha Aleksovski. Unë mendoj se Shefi i inteligjencës ka qenë tek Gjorge Ivanov, por ka indikacione të tjera që tregojnë përfshirje edhe të strukturave më të larta”, ka thënë Zaev.

Image

Anëtari i Kryesisë së AAK-së Anton Berisha

Por, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka hedhur poshtë akuzat e Zaevit për ish-kandidatin e saj për deputet.

Duke folur në lidhje me këtë, anëtari i Kryesisë së AAK-së Anton Berisha, ka thënë se deklaratat e Zaevit nuk duhet marr seriozisht dhe se ato po bëhen për të tërhequr vëmendjen nga problemet aktuale atje.

“Deklaratat e Zaevit janë kontekstuale që kanë të bëjnë me momentumin politik në Maqedoni. Nuk duhet marrë seriozisht përderisa nuk ka zgjidhje politike të situatës atje”, është shprehur Berisha për “Bota sot”

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *