Home / Showbiz / Adelina sot feston ditëlindjen, ky është urimi i veçantë nga Bardhyli (Foto)

Adelina sot feston ditëlindjen, ky është urimi i veçantë nga Bardhyli (Foto)

Për këngëtaren e njohur Adelina Thaçi sot është një ditë feste.

Kjo për faktin pasi që ajo sot feston ditëlindjen e saj,

Adelina përveç karrierës së saj, ka dëshmuar për fansat se është një nënë dhe bashkëshorte shumë e përkushtuar.

E në këtë ditë të rëndësishme për të, bashkëshorti i saj kandidati për deputetët nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Meta ka bërë një urim shumë të veçantë për bashkëshorten e tij Adelinën.

Ai pak më parë në profilin e tij në Facebook ka postuar një fotografi ku shihen së bashku ku edhe ka shkruar se sot ka ditëlindjen personi që ishte pranë tij në çdo sekondë.

“Sot e ka Ditëlindjen – nëna e Fionës dhe Melisës – Adelina Thaçi Meta – ajo, që ishte pranë meje në çdo sekondë, në luftën time me Kancerin – Ajo – që

m’Riktheu prej “asaj bote” – tue m’recitue e këndue kangët e poezitë që dua ma së shumti – ndërkohë që unë kisha mbet vetëm një frymë…!

– Zemër, fryma ime, e Fionës e Melisës – jetofsh sa malet e Kosovës, gjithherë Faqebardhë – ashtu si t’ka falë i Madh Zot!”, ishte ky urimi i vecantë që kishte bërë Bardhyli për Adelinën.

Bardhyl Meta pak kohë më parë është shëruar nga sëmundja e kancerit.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *