Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: Dialogu, arsyeja dhe kompromis janë shtyllat e demokracisë

Ademi: Dialogu, arsyeja dhe kompromis janë shtyllat e demokracisë

Zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Arbër Ademi në një deklaratë të shkruar për mediat thekson se sulmi në Kuvend është i pashembullt, jonjerëzor dhe destruktiv dhe porosit se dialogu, arsyeja dhe kompromisi janë shtyllat themelore në të cilat mbështete demokracia.

“Sulmi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 28 prill, ose sulmi i themeleve të shtetësisë sonë, mendoj se është i pashembullt, jonjerëzorë dhe tërësisht destruktiv dhe mund lirisht të karakterizohet si veprim i paarsyeshëm dhe jodemokratik. Veprim që lë gjurmë të thella në vendin tonë dhe institucionet e tij, por edhe plagë në kujtimet e të gjithë dëshmitarëve të drejtpërdrejtë, si dhe të atyre që i ndiqnin këto ngjarje dramatike. Dialogu, arsyeja dhe kompromisi janë shtyllat themelore mbi të cilat mbështetet demokracia”, thuhet në deklaratën e Ademit.

Sjellja barbare e individëve, sulmi ndaj lirisë dhe parimeve demokratike, por edhe ndaj jetës së individëve, është sulm ndaj të gjithë neve.

“Shpreh keqardhjen time dhe solidarizohem fuqimisht me të gjithë të lënduarit dhe u uroj shërim sa më të shpejt. Momentet janë të atilla që kërkojnë qetësi, seriozitet dhe koka të ftohta. Maqedonia dhe të gjithë ne së bashku, po përjetojmë momente historike ku janë të nevojshme dhe të domosdoshme vendime historike. Jo vendime të shpejta dhe çfarëdolloj vendimesh, por vendime të duhura. Vendime të cilat do të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët, vendime të cilat do ta kthejnë arsyen dhe do ta hapin perspektivën për tejkalimin e rreziqeve me të cilat po ballafaqohemi”, thekson në deklaratë.

E përshëndes fuqimisht, potencohet, reagimin e partnerëve dhe miqve tanë strategjik ndërkombëtar.

“Ata po na tregojnë rrugën e vetme për dalje nga kjo krizë e thellë. Rruga që duhet të ndiqet është vetëm nëpërmjet respektimit të parimeve demokratike, përmes institucioneve demokratike dhe përgjegjësisë së plotë të të gjithë politikanëve për të gjitha hapat dhe vendimet e ndërmarra. Te gjithë jemi përballë gjyqit të historisë. Historia është gjyqtar i pagabueshëm. E përshëndes zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë dhe i uroj punë të suksesshme dhe vendime te arsyeshme në atmosferë të qetë. Ne si politikanë dhe institucionet me të cilat udhëheqim, jemi të detyruar t’i japim mbështetjen e nevojshme.Orientimi euroatlantik si dëshirë e shumicës së qytetarëve tanë, votuesve tanë, mbetet qëllimi jonë strategjik. Jam i sigurt se Kryetari i ri i Kuvendit, të gjithë anëtarët e Kuvendit dhe të gjitha institucionet shtetërore do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre, për ta realizuar këtë qëllim”, thuhet në deklaratën e Ademit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *