Home / Kryesoret / Adnan Azizi: Harun Aliu u likuidua sepse i mbeti besnik komunikatës së parë të UÇK-së

Adnan Azizi: Harun Aliu u likuidua sepse i mbeti besnik komunikatës së parë të UÇK-së

Adnan Azizi anëtari i Kryesisë së Lëvizjes BESA sot e ka përkujtuar Harun Aliun, i cili sipas tij u likuidua sepse i mbeti besnik komunikatës së parë të UÇK-së.

“Vrasjet serike të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, pas luftës së vitit 2001, kulmuan me vrasjen e Harun Aliut – Komandant Kushtrimi, Shaban Zenunit – Komandant Hoxha dhe Xhafer Shalës – Komandant Xhafa me shokë.
Është detyrim dhe amanet i të gjithë neve, shokëve të Harunit, Shabanit, etj., që të angazhohemi për ta zbardhur këtë vrasje, për të mos lejuar që djemtë më të mirë që dhanë gjithçka për lirinë dhe mirëqenien e këtij vendi dhe populli, të hyjnë në histori me etiketime të kontrabandës dhe krimit. Ata që ishin “shokë” dhe që patën mundësi ta zbardhin këtë krim shtetëror dhe nuk e bënë, dalëngadalë po i ndjek mallkimi i këtyre trimave.
Harun Aliu, Shaban Zenuni dhe shokët e tyre u ekzekutuan për një faj të vetëm: ata u mbetën besnik idealeve të tyre, ata nuk pranuan që të bëjnë pazare për interesat shqiptare, ata i qëndruan besnik komunikatës së parë, se shqiptarët duhet të jenë të barabartë dhe shtetformues. Të gjithë atyre që u pengonte kjo kauzë, u bënë bashkë: të parët i vranë, të dytët i heshtën. Të gjithë ata që patën mundësi ta parandalojnë këtë vrasje, pasi ishin pjesë e institucioneve shtetërore dhe që nuk e bënë këtë, mbi ta do të rëndojë një pjesë e fajësisë, mëkatit dhe mallkimit. Ata asnjëherë nuk patën guxim të distancohen publikisht dhe të kërkojnë zbardhjen e plotë të kësaj vrasje. Shqiptarët, ashtu si nuk do ta harrojnë vrasjen e Harun Aliut, Shaban Zenunit, Xhafës me shokë, ashtu do ta mbajnë mend edhe papërgjegjësinë e zyrtarëve shtetërorë të asaj kohe, që – për fat keq – akoma janë në pushtet.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Shabanin, Harunin, Xhaferin, Qemalin dhe të gjithë dëshmorët e kombit!”
, – ka shkruar anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Adnan Azizi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *